06,05,2024

​Durrës: Mësuesi i fizkulturës përdorues drogë, largohet nga shkolla

Must Read

kokaine-2

Një mësues fizkulture në gjimnazin e Manzës në Durrës është larguar nga puna pasi dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike.

Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e arsimit në Durrës, Lindita Muka, në një takim në prefekturën e Durrësit, me qëllim sensibilizimin e të rinjve për të denoncuar kultivimin e drogës.

“Pak ditë më parë shkarkuam nga detyra një mësues të gjimnazit të Manzës, pasi dyshonim se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Mësuesi kishte krijuar probleme të ndryshme në gjimnaz. I ishte tërhequr vërejtje për çështje disiplinore disa herë. Në këto kushte, u mblodh këshilli disiplinor i shkollës, i cili bëri pezullimin e mësuesit. Më pas ai dha dorëheqjen, dhe Drejtoria Arsimore firmosi prishjen e kontratës me të”, tha Muka.

Burimet nga shkolla bëjnë të ditur se mësuesi i fizkulturës kishte marrë disa herë vërejtje për thyerje të disiplinës, madje kishte rënë në sy të nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës si konsumues i kanabisit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img