17,08,2025

Ndryshon ndëshkimi me direkt karton të kuq

Must Read

Capture-88-650x358

Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka modifikuar një rregull të ndëshkimit të një futbollisti me direkt karton të kuq.

Futbollistët që shkaktojnë ndërhyrje të palejuar për të parandaluar shënimin e një goli nuk do të ndëshkohen automatikisht me karton të kuq, ka vendosur Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), raporton “BBC”.

Por, nëse një futbollist shkakton ndërhyrje të paqëllimshme që e pengojnë kundërshtarin në shënimin e një goli, do të shpëtojnë me një paralajmërim.

Kurse, ndërhyrjet e qëllimshme do të vazhdojnë të ndëshkohen me karton të kuq.

Tek këto raste përfshihen tërheqjet për fanelle, shtyrjet ose ndërhyrjet e ashpra e sjelljet e dhunshme. Por, edhe prekja e qëllimshme e topit me dorë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

​SBAShK paralajmëron grevë nëse nuk ka dialog me MAShT-in deri në shtator

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img