29,11,2024

Thaçi: Kosova po dëshmon se dhuna s’ka vend këtu!

Must Read

thaci-681x361

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2015. Sipas tij, “vlerësimet e këtij raporti janë të mirëseardhura e veçanërisht kur vijnë nga miqtë”.

“E lexova me vëmendje Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë për vitin 2015. Këto vlerësime janë veçanërisht të mirëseardhura kur vijnë nga miqtë.

Në Raport vërehet pengimi i punës së Kuvendit të Kosovës, nganjëherë edhe me dhunë. Është i mirëpritur fakti që kjo dhunë është tejkaluar. Edhe më i mirëseardhur është reagimi i shoqërisë kosovare, që ka refuzuar të pranojë dhunën si mjet për të realizuar qëllime politike. Kosova po dëshmon qartë se dhuna më nuk ka vend këtu.

Si president, do të angazhohem për reformim dhe fuqizim të sundimit të së drejtës, duke vazhduar dhe përshpejtuar reformat në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin kudo që haset në shoqërinë tonë.

Pikë e dhimbshme por para së cilës nuk guxojmë t’i mbyllim sytë është dhuna në shoqëri, në familje, e veçanërisht ajo e drejtuar kundër grupeve më të cenueshme, si komunitetet LGBTI. Duhet t’i themi jo edhe dhunës në vendet ku shihet më pak por ku ende është e pranishme. Nuk duhet të lejojmë asnjë temë të mbetet tabu, veçanërisht nëse kjo çon te dhuna dhe diskriminimi.

Raporti duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë ata që angazhohen për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Kosova ka arritur shumë. Nuk ka dyshim se ajo është në rrugë të duhur. Sikur që nuk ka dyshim që mbetet edhe shumë punë për t’u bërë. Me përkrahjen e miqve në botë, ky rrugëtim do të bëhet më i qëndrueshëm dhe më i suksesshëm” (sic.), ka shkruar Thaçinë profilin e tij në Facebook

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img