18,05,2024

Thaçi e takoi Delawie!

Must Read

thaci-2-780x439

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, si partnere kryesore e Kosovës, dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer për të cilin tha se do të forcohet edhe më tej.

Ai e njoftoi ambasadorin Delawie se do të angazhohet për reforma në sektorin e drejtësisë, në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit si dhe në dialog.

Presidenti Thaçi e përshëndeti raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në botë gjatë vitit 2015 dhe theksoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë për të gjeturat në raport.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img