01,05,2024

Morata lamtumirë Juventusit, kalon në Premier Ligë

Must Read

moratajuve

Alvaro Morata duket se do t’i thotë lamtumirën Juventusit në merkato.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat në itali, ylli i Juventusit në afatin kalimtar të verës me shumë gjasë do të transferohet në Angli.

“Corriere dello Sport” shkruan se në garë për Moratan janë futur Tottenhami, Manchester United dhe Chelsea, përcjell Gazeta Blic

Reali kishte shitur Moratan në Juventus në verën e vitit 2014 por kishte përfshirë mundësinë e riblerjes së tij për shumën e 30 milionë eurove, pasi e kishte shitur atë për 20 milionë.

Që prej kur u transferua në Juventus, Morata është bërë një prej sulmuese më të mirë në Evropë, duke shënuar gola vendimtarë në Ligën e Kampionëve.

Sipas Corriere dello Sport, Reali po shpreson që ta shes Moratan te Tottenhami, Unitedi ose Chelsea, ndërsa Juventusi po shpreson që të përdorë këto para për transferimin e Iscos nga Real Madrid. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img