Disa gangsterë pakistanezë kanë vrarë sot gjashtë policë dhe kanë marrë peng 24 njerëz, gjatë një kontrolli të policisë për të pastruar një strofull gangsterësh në një ishull në jug të provincës Punjab.
Autoritetet atje thanë se gjatë konfliktit me gangsterët policia vrau katër kriminelët më të lartë të Chotu Gang dhe plagosi tetë të tjerë, ndërsa gangsterët vranë gjashtë zyrtarë të policisë dhe plagosi shtatë të tjerë, raporton Reuters.
“Banda është duke mbajtur peng 24 persona, përfshirë edhe zyrtarë të policisë”, tha policia pakistaneze
Autoritetet dyshojnë se banda qëndron prapa qindra rasteve të rrëmbimeve për shpërblim, vrasjeve dhe plaçkitjeve.
Policia ka thënë se ky do të jetë një operacion i vështirë për shkak se banda ka bërë strofullën e saj në një ishull të vogël të rrethuar nga uji dhe xhungla e dendur.
Autoritetet e kanë identifikuar kreun e bandës, si Ghulam Rasool, i njohur gjithashtu si Chotu./KosovaPress/