28,11,2024

Misioni i (pa)mundshëm i presidentit (VIDEO)

Must Read

Kosovo's Foreign Minister Hashim Thaci  in Montenegro

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është zotuar se më të marrë drejtimin e presidencës do të angazhohet fuqishëm për vendosjen e një dialogu ndërpartiak si mundësi e vetme për dalje nga kriza gati tetëmujore. Shtatë javë pas zgjedhjes se tij në Kuvend dhe gati një javë prej ceremonisë së inaugurimit ceremonial të tij,  në Presidencë vlerësojnë se është herët të flitet për këtë çështje.

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, thotë se tani për tani është herët të deklarohet nëse presidenti Thaçi do t’i ftojë liderët e partive e partive parlamentare në një takim të përbashkët. Sipas tij, duhet të pritet fundi i javës për të marrë vesh më shumë në detaje në  këtë drejtim.

Ndërsa, në opozitë thonë se në një tavolinë të përbashkët ulën vetëm në atë takime të cilat e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme. Billall Sherifi, sekretar i Nismës për Kosovën thotë se partia të cilës ai i takon e ka bërë të qartë në vazhdimësi se si Nismë për Kosovën, vetëm takimet të cilat e dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme janë të pranueshme.

E, gazetari Bajrush Morina, është pesimist nëse presidenti Thaçi do të arrijë të jetë unifikues i faktorit politikë. Ai madje shpreh dyshime nëse ai do të arrijë të ulë në një tavoline liderët e pesë partive parlamentare. Ndërkaq sa i përket takimit me kryeministrin Mustafa, Morina thotë se ky takim nuk përben ndonjë lajm për faktin se këta janë edhe lider të koalicionit dhe është normale të takohen.

Për më shumë shikoni kronikën e përgatitur nga Tribuna Channel./GazetaTribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img