Në mbledhjen e mbajtur një javë më parë nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u morë vendim për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2015-2016 për këto kategori
1. Studentët e tri niveleve të studimeve që janë anëtarë të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (ushtarak apo civilë) (neni 6, paragr. 8 Ligji Nr. 04/L-054).
2. Studentët e tri niveleve të studimeve -Veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre (neni 31 Ligji Nr. 04/L -261).
3. Studentët e tri niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës- Familjar të viktimave civile të luftës 1.1.1998 – 12.6.1999),
4. Studentët me nevoja të veçanta në tri nivelet e studimeve,
5. Studentët e nivelit baçelor dhe master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale,
6. Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës, do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë (lirohen vetëm studentët në nivelin bachelor dhe master).
Afati i paraqitjes së dokumenteve është 8 ditë pune nga dita e publikimit të njoftimit, përkatësisht nga data 12.04.2016 deri me datë 19.04.2016 në ora 15.00.
Për më shumë informacione kliko këtu