25,01,2026

Vazhdon ‘enigma’ e piromanëve

Must Read

vetura-620x347

Djegia sporadike e veturave të zyrtarëve publikë e institucionalë të Kosovës po vazhdon, derisa “piromanët” po vazhdojnë të mbesin të lirë.

Policia e Kosovës dhe Hetuesia deri më tani janë treguar të ngathëta ta zbërthejnë “enigmën” e djegies së veturave, duke krijuar më shumë huti në opinion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani vetëm një person është arrestuar për këto sulme dhe se janë në kërkim të personave të tjerë të dyshuar, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Sa i përket dëmtimit të veturave private të personaliteteve të ndryshme, Policia e Kosovës në të gjitha rastet duke u bazuar në autorizimet ligjore është duke kryer hetime intensive. duke u bazuar edhe në dëshmitë relevante të konfiskuara në raste të caktuara, Policia po kryen hetime të pandërprera”, thuhet në reagimin zyrtar të PK-së.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img