Kosovari që sot është 47 vjeç, ka ardhur në Zvicër në vitin 1993 në kuadër të bashkimit familjar, te gruaja që jetonte në këtë vend. Në fund të vitit2013 personi i cili tashmë është bërë pesë herë baba, dhe i cili (sikurse dhe gruaja e tij dhe fëmija më i vogël) në Baselstadtt ka një leje të përkohshme qëndrimi (B) ka dashur të ndërrojë kantonin duke shkruar në Baselland, shkruan 20minuten.ch. Katër fëmijët e mëdhenj ndërkohë kanë marrë shtetësinë e Zvicrës. Por Zyra për Migracion e Basellandit ia ka mohuar kosovarit shpërnguljen në atë kanton, ndërkohë që këtë ia lejon bashkëshortes së tij dhe fëmijës së përbashkët, transmeton albinfo.ch Zyra në fjalë i ka kërkuar atij që të lëshojë kantonin. Për të marrë këtë vendim, zyra ishte mbështetur në precedencat e shumta penale të tij dhe në borxhet e grumbulluara të kryefamiljarit.
Pas ankesës së tij në Gjykatën Federale, ai ka marrë edhe një refuzim: kjo gjykatë ka konfirmuar si të drejtë vendimin e Zyrës për Migracion. Kosovari ka qenë i dënuar më shumë se 20 herë, të shumtën e rasteve për delikte trafiku. Por ai ka qenë po ashtu i dënuar me kusht me heqje lirie për 15 muaj, për shkak të një delikti të kualifikuar me lëndë narkotike dhe larje parash.
Personi në fjalë nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij as pasi që i është tërhequr vërejtja katër herë nga Policia për të Huaj dhe pas një marrëveshjeje për integrim, të nënshkruar me Zyrën për Migracion në Basel-Stadt.
Nga ana tjetër , enti i përmbarimit ka konstatuar se ai është i zhytur në borxhe, gjegjësisht 95000 franga, plus 37 mijë franga borxhe ndaj shtetit.
Duke u pajtuar me instancën paraprake, Gjykata Federale ka ardhur në përfundim se kosovari, me gjithë faktin se ka 22 vjet qëndrimi në Zvicër, ai e ka vënë në lojë vet lejen e tij të qëndrimit këtu. Nisur nga kjo, sipas gjykatës, do të ishte realiste të pritej edhe dëbimi i tij nga Zvicra, përcjell albinfo.ch. Në këtë kuptim, edhe Zyra për Migracion ka pasur të drejtë kur ia ka ndaluar ndërrimin e kantonit. Por, gruaja e tij dhe fëmija më i vogël, mund të vazhdojnë qëndrimin.