25,11,2024

Ekstradohet nga Madridi, vëllai i “Mandelës së Elbasanit”

Must Read

Vladimir Peqini kërkohej që prej vitit 1999, kur u dënua me 25 vjet burg për pjesëmarrja në banda të armatosura, vrasje me paramendim, asgjësim  të kufomës dhe vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

Kush është Eduard Peqini:

Eduard Peqini, i njohur si “Mandela i Elbasanit” është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në vitin 1997 në Elbasan si dhe për vepra të tjera penale. Eduart Peqini krijoi një bande prej tetë vetash, gjatë trazirave të vitit 1997. Shumë shpejt ai u bë romi më i “famshëm” i Elbasanit dhe së bashku me tetë anëtarët e bandës së tij janë dënuar për një numër të madh veprash penale.

Grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri tek djegie e shkatërrim personash, janë krimet që rëndojnë mbi “Mandelën” shqiptar. Në 2009-n, në një bankë franceze Peqinit i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat “rridhnin” nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit. Ai i kishte depozituar këto para me emrin e tij të rremë, për të cilin kishte edhe pasaportën shqiptare./shekulli

The post Ekstradohet nga Madridi, vëllai i “Mandelës së Elbasanit” appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img