22,11,2024

Konfrontohen mes vete Memli Krasniqi e Arben Ahmeti

Must Read

memli

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, është përplasur disa herë me analistin politik Arben Ahmeti, shkruan GazetaBlic.

Në debatin e sotëm në Rubikon, Ahmeti ka akuzuar PDK-në se ka punësuar persona partiakë në drejtori të shkollave, përcjellë GazetaBlic.

“Të gjithë drejtorët e shkollave janë anëtarë të PDK-së”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, me ç’rast ka thënë se asnjë në Prishtinë nuk është i tillë.
“Ma gjej një në komunën e Prishtinës që është PDK”, ka reaguar ai ndaj Ahemtit, ndërsa ky i fundit ka thënë se jo në Prishtinë, porn ë komunat që PDK-ja e ka pushtetin mund t’I gjesh këta persona.

Memli Krasniqi tutje, ka dhënë garanci se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Të garantoj që jo”, ka thënë shkurt ai.
E Ahmeti ka insistuar disa herë se kjo gjë është më se e vërtetë./GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img