22,11,2024

FIFA dhe UEFA japin vlerësimet për stadiumet e Kosovës

Must Read

fifa-kosova

Delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s i përbërë nga Senesh Erzik kryetar Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron kryetar i FF së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s vizituan stadiumin, në kryeqytet dhe stadiumet “Adem Jashari” dhe “Riza Lushta “ në Mitrovicë.

Ata ishin të shoqëruar nga krerët e FFK-në, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu,

Zyrtarët e lartë të FIFA-s dhe UEFA-s panë nga afër gjendjen e infrastrukturës në Kosovë, dhe natyrisht konstatuan se ka mangësi, por të cilat duhen përmirësuar në të ardhmen.

Për këtë morën sot zotimet jo vetëm të krerëve të FFK-së por edhe të atyre shtetëror, se prioritet do të jetë përmirësimi i infrastrukturës.

Natyrisht se të gjitha do të jenë në një raport që më vonë do t’i dërgohet edhe FFK-së. Meqenëse e tërë agjenda zyrtare ka përfunduar sot, delegacioni nesër do të largohet nga Kosova.

fffffffffffffff

Foto-01Foto-04Foto-05Foto-10

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img