Në mesin e tyre, pjesa më e madhe janë nga VMRO-DPMNE-ja qeveritare edhe atë nga kreu më i lartë i partisë, përgjithësisht, janë falur dy ish kryeministra, kryetari i Kuvendit, tre ministra, liderë të partive, prokurorë, drejtorë, kryetarë komunash, si dhe dy shtetas të huaj.
Rekordin e mban ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski i cili është falur gjithsej 16 herë, gjegjësisht në 16 raste ku ai paraqitet si i dyshuar për vepra të ndryshme penale, pas tij është ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska e cila është falur 11 herë, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov është falur për gjashtë vepra, ndërsa ish kryeministri dhe kreu aktual i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski 5 herë.
Me vendimin e presidentit Ivanov, ndjekja penale është ndërprerë edhe për shefin e kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer i cili është falur 5 herë ndërsa në listë u gjetën edhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kirill Bozhinovski i cili është falur 4 herë, ndërsa kryeshefi i Drejtorisë së 5 në MPB Goran Gruevski është falur për tre vepra.
Të falurit nga radhët e VMRO-DPMNE-së:
Mile Janakievski – 16 herë
Gordana Jankullovska – 11 herë
Sasho Mijallkov – 6 herë
Nikolla Gruevski – 5 herë
Martin Protugjer – 5 herë
Nga dy herë janë falur ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike Lupço Todorovski, Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, si dhe ish drejtori i kundër zbulimit, Zoran Verushevski. Është falur edhe ish kryeministri dhe ish presidenti Branko Crvenkovski.
Të falur nga opozita:
Zoran Zaev – 2 herë
Zoran Verushevski – 2 herë
Branko Crvenkovski – 1 herë
Në mesin e të përzgjedhurve të Ivanov janë edhe kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, anëtari aktual i KSHZ-së Bedredin Ibraimi dhe ish zv/ drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) Ismet Guri.
Shqiptarë të falur:
Menduh Thaçi
Bedredin Ibraimi
Ismet Guri
Mitush Shabani
Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të qytetit të Shkupit Irena MIsheva, ish kryetari i Qendrës Vlladimir Todoroviq, kryetari i Pustecit Edmont Temellko, bashkëshorti i Radmila Shaqerinskës, Bozhidar Jankovski, drejtori aktual i burgut të Idrizovës Zhivko Pejkovski si dhe shefi i sigurimit të ish kryeministrit Gruevski Dejan MItrovski – Urko.
Kryetarë të komunave të falur:
Koce Trajanovski
Vladimit Todoroviq
Edmont Temellko
Vladimir Talevski
Është falur edhe drejtori i T Mobile Zharko Llukovski si dhe Vlladisllav Stajkoviq, Kosta Krpaç dhe Kristian Panev që janë pronarë ose udhëheqës të mediave dhe që kanë qenë lëndë hetimi të Prokurorisë Speciale. Në grupin e të falurve janë përmendur edhe prokuroret e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavrill Bubevski.
Në listë gjendet edhe shtetasi Izraelit Haim Hakiani i cili ishte pjesë e bombave të LSDM-së në bisedën ku kontraktohej provizioni gjatë blerjes së pajisjes për përgjim. Në listën e të falurve, edhe pse pritej nuk gjendet Lube Boshkovski. Janë falur të dyshuarit për mënyrën e arrestimit të tij për çka Prokuroria Speciale hapi lëndë me emrin “Tortura”, por nuk është falur viktima në këtë rast.
The post Lista e personave të falur nga presidenti Ivanov appeared first on Lajminet.