11,09,2025

Ja çfarë i tha Mahmut Bakalli Titos (Video)

Must Read

MAHMUT-BAKALLI-FADIL-HOXHA-DHE-J.B.TITO_-780x439

Mahmut Bakalli, kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës në dokumentarin e realizuar nga gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ka treguar se kur është filluar të diskutohet edhe për krijimin e Kushtetutës së vitit 1974.

“Në vitin 1971 kanë filluar diskutimet rreth amendamenteve në Kushtetutën e atëhershme. Dhe aty është fillimi i avancimit të Kosovës. Aty fillon procesi i ndarjes sonë nga Serbia.

Tito më pyeti a je i kënaqur me diskutimet që po bëhen për Kushtetutën e 74-ës. Unë i thashë po, por kemi pengesa mjaftë të mëdha.

Ai më pyeti mirë, por a po më tregon pse ju duhet juve Republika? Unë i thashë se ne faktikisht jemi të gjithë për Republikën e Kosovës.

Tito më tha e çka ju nevojitet Republika?

I thashë se ne duhet të sundojmë me ekonomi, me kulturë, me polici, me arsim, me politikë të jashtme me mbrojtjen territoriale.

Ai ma tha krejt çka i the, se ato që nuk i ke thanë thuaj komisionit tënde le t’i paraqes si kërkesa.

I thashë por ato kërkesa janë për Republikë, a je ti që ne te jemi për Republikë, ai thotë: jo se do të hynim në telashe të mëdha me shovinizmin serb.

Unë mendoj se në vitet ’71-81 ka qenë një fitore e madhe së bashku me Kushtetutën e 74-ës”, ka thënë Bakalli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img