29,11,2024

Katër prokurorë pranuan çmimin për drejtësi “Sali Çekaj”

Must Read

13_04_16_113948_IMG_6857_130416

Me propozimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Ministria e Drejtësisë në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e sistemit të pavarur të drejtësisë në Kosovë, iu ndau Çmimin për Drejtësi “Sali Çekaj” prokurorëve: Drita Hajdari, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Admir Shala, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Fikrije Fejzullahu nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ua dorëzoi sot prokurorëve çmimin e ndarë nga Ministria e Drejtësisë, i falënderoi këta prokurorë, duke vlerësuar dhe çmuar punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në ndërtimin e sistemit të pavarur prokurorial dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vendin tonë.
Ministria e Drejtësisë çdo vit ndanë Çmimin “Sali Çekaj”, me qëllim të promovimit dhe shpërblimit të punës së individëve në fushën e drejtësisë në Kosovë, për kontributin e dhënë në avancimin e çështjeve ligjore me rëndësi, promovimin e të drejtave të njeriut, për arritjet e reja në fusha të ndryshme të drejtësisë, promovim të sundimit të ligjit dhe të arritura tjera.
13_04_16_21877_IMG_6853_130416

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img