Mbi 6000 nxënës të klasave I – V do të marrin kiflet, që kanë nisur të shpërndahen nga dita e martë në të gjitha shkollat fillore të Komunës së Mitrovicës
Sipas një njoftimi të kësaj komune, Drejtoria e Arsimit, ka filluar shpërndarjen e shujtave nëpër shkolla të ciklit fillor, duke ndarë fillimisht kifle për të gjithë nxënësit e kësaj komune.
“Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësitë në mënyrë që ta zgjerojnë projektin e shujtave gjatë vitit të ardhshëm për të gjitha klasat në komunën e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Po sipas njoftimit, fitues i këtij projekti është shpallur, Npsh “Te Atdheu” ndërsa çmimi i shujtës javore për një nxënës është 0.089 €.
Sipas Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, nga Npsh “Te Atdheu”, është kërkuar që kiflet të jenë të ambalazhuara për arsye higjienike.
“Kiflet janë të mbyllura në mënyrë hermetike nga fabrika e cila i prodhon”, citohet të ketë thënë drejtori Pajazit Hajzeri, sipas të cilit, përfitues të shujtave pritet të jenë shumë shpejt edhe nxënësit e klasave të mesme.
Projekti në fjalë arrin shumën prej 50.000 euro