29,04,2024

Zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore

Must Read

Zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore

13.04.2016Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar kundër Narkotikëve, z. Nehat  Mustafa vizitoi Institutin e Mjekësisë Ligjore , ku u prit nga drejtori Dr. Arsim Gerxhaliu.

Gjatë këtij takimi, z. Mustafa njoftoi për së afërmi z. Gerxhaliu mbi aktivitetet që janë duke u zhvilluar me qëllim të përmbushjes së objektivave që ka paraparë Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës  kundër Narkotikëve dhe Plani i Veprimit 2012 – 2017. Me theks të veçantë u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional, ku Instituti i Mjekësisë ligjore do të luaj një rol të rëndësishëm, sidomos kur janë në pyetje rastet me fatalitet të rëndë si pasojë e mbi dozimit.

Drejtori Gerxhaliu vlerësoi lart punën që tani është duke u bërë nga ana e Koordinatorit Kombëtar, duke theksuar se është hera e parë që i kërkohet të jetë pjesë e grupit punues për realizimin objektivave të strategjisë. Gjithashtu, Dr. Gerxhaliu njoftoi më për së afërmi Zv. Ministri  Mustafa me sfidat me të cilat po përballet Instituti i Mjekësisë Ligjore, por pavarësisht kësaj premtoi se do të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë për çështjet që kanë të bëjnë me strategjinë në fjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img