03,07,2025

Kadaj-Bujupi: Gabova që nuk e vazhdova gazetarinë

Must Read

Kadaj

Deputetja tashmë e pavarur Donika Kadaj-Bujupi, ka rrëfyer qëndrimin në burg kur u arrestua për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, në emisionin “Natën” me aktorin Fatmir Spahiu.

Ish-zyrtarja e lartë e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka treguar për përshtypjet e saja gjatë kohës së kaluar në burg.

“Ditën që më arrestuan, fëmijët kërkuan që mëngjesin ta bëj më herët sesa zakonisht. Kur erdhën Policia nuk ishte momenti më i keq për mua. Momenti më i keq ishte kur më dërguan në burg dhe më than se të gjitha gjërat duhet t’i bëja vet për qelin time. Thasët, jorganin, të gjitha i qova vet në qeli”, ka treguar Kadaj-Bujupi, transmeton lajmi.net

Ajo e ka vlerësuar lart sjelljen e zyrtarëve të burgut, dhe ka shtuar se është ndjerë mirë që është trajtuar barabartë me të burgosurat e tjera.

Ajo ka thënë se nuk ka krijuar miqësi me ndonjë grua në burg, pasi në qeli ka qenë e vetme, ndërkaq ka folur edhe për studimet.

“Kam studiuar për gazetari, kam bërë master dhe në fund kam kaluar në anën e gabuar. Në vend se të rri në gazetari dhe të luftojë të keqen kam kaluar në politikë”, shtoi Kadaj-Bujupi. (Lajmi.net)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img