Në fillim të javës së ardhshme do të kompletohet kabineti qeveritar. Dy pozitat të cilat mbetën të zbrazëta pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, pritet të zëvendësohen me emra të rinj.
E në fakt, janë tri pozita te rëndësishme qeveritare që tani më do të pësojnë ndryshime.
Nga burime mirë të konfirmuara bëhët e ditur se partnerët qeveritarë tani më kanë vendosur për emrat konkret.
Duket se nuk ka më hamendësime politike se kush do ti udhëheqë postet vakante në qeveri: zëvendëskryeministër i parë do të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Hajredin Kuci, ndërkaq që pozita aktuale të cilën Kuçi e mban, është vendosur t’i kalohet bashkpartiakut të tij, Gani Kocit, raporton RTK.
Për pozitën e dytë që dikur mbante Presidenti Thaçi, atë të ministrit të Punëve të Jashtme ende nuk dihet me saktësi se kush do ta udhëheqë.
Burime brenda PDK-së thonë se ish ministri Enver Hoxhaj dhe zëvendëministri aktual i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, synojnë të udhëheqin me këtë dikaster.
Burime brenda PDK-së janë skeptik që Selimi mund të përzgjedhët në krye të MPJ-së.
Sipas tyre ndonëse Selimi cilësohet si njëri ndër zyrtarët më të suksesëshëm të politikës së jashtme të Kosovës, ai nuk ka fuqi të votës, e rrjedhimisht pak ka gjasë që t’i lejohet drejtimi i një ministrie aq të rdëndësishme siç është MPJ.
Besohet që megjithatë do të jetë Enver Hoxhaj ai i cili pritet të udhëheqë sërish me diplomacinë kosovare.
Megjithatë duket se strukturat e PDK-së ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar.
E ai i cili pritet shumë shpejt ta zëvendësojë Presidentin Thaci, nuk pohoi e as mohoi asgje rreth emrave të përfolur.
Madje sipas tij partnerët e kokalicionit ende nuk kanë vendosur për riformatimin e Qeverisë.
Sido që të jetë, duket se fillim-java e ardhshme, kur edhe pritet kthimi i udhëheqësit të PDK-së nga SHBA-të, Kadri Veselit, do ta gjejë Qeverinë e kompletuar.