05,09,2025

Shqipëri: Pasi e rrahu burrin, gruaja ia prenë gjenitalet të dashurit

Must Read
Foto ilustrim

Pasi rrahu burrin dhe ky i fundit mori “Urdhër Mbrojtje”, radhën e ka pasur i dashuri. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe këtë herë personi me të cilin gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore, ka përfunduar në spital.

Burime për News24 bëjnë me dije se personi mbi të cilin është ushtruar dhunë, ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, pasi është goditur dhe prerë me mjete të forta. Madje sipas burimeve nga mjekët në Bulqizë, ai ka pasur plagë të rënda edhe në organet gjenitale. Nuk dihet arsyeja e këtij rasti ekstrem të dhunës.

Historia e çiftit të bashkëshortëve nga Bulqiza, u bë publike në emisionin “Me zemër të hapur”, ku shtetasi me iniciale T.S. do të denonconte dhunën e ushtruar nga bashkëshortja, madje ai kishte marrë edhe “Urdhër Mbrojtje” nga gjykata. 55-vjeçari pretendonte se dhunohej sistematikisht nga gruaja, gjë që çoi më pas edhe në ndarjen e tyre.

The post Shqipëri: Pasi e rrahu burrin, gruaja ia prenë gjenitalet të dashurit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img