30,04,2024

Thaçi: NATO në Kosovë dhe Kosova në NATO

Must Read

hashim-thaci-president-1-780x439

Presidenti Hashim Thaçi ka pritur sot Komandantin e KFOR’it, Gjeneral-Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, të cilit i ka thënë se KFOR’i është ndër institucionet më të respektuara në Kosovë dhe gëzon besimin e të gjithë qytetarëve.

Thaçi, siç njofton Presidenca, ka shprehur bindjen se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ashtu që KFOR’i të ketë gjithnjë e më pak punë, por gjithmonë si të vetëdijshme se prezenca e NATO’s është garanci për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.

“Do të vazhdojmë të punojmë që jo vetëm NATO të jetë në Kosovë, por edhe Kosova të jetë në NATO”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Miglietta, ndërkaq, siç thuhet në njoftim, ka uruar Thaçin për detyrën e re në krye të shtetit dhe ka deklauar se KFOR’i ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës, me Qeverinë dhe me Ministrinë e FSK’së.

“Presidenti Thaçi u shpreh se ambiciet e Kosovës për FSK’në janë të njohura dhe se do të vazhdojë angazhimi që ajo të jetë një forcë e standardeve të NATO’s, multietnike dhe me përfaqësim të duhur gjinor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img