28,04,2024

Ndodhë edhe kjo: Ndalet ndeshja e futbollit shkaku i Donald Trump (Video)

Must Read

trump1

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur këtë javë në Wiscnonsin të Shteteve të Bashkuara.

Në një ndeshje në kategorinë e femrave në futboll, njëra skuadër la fushën e lojës për shkak të thirrjeve raciste që po bënin shikuesit nga tribunat, përcjell Gazeta Blic.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, ekipi i vajzave të Beloit Memorial la fushën e lojës të enjten, kur femrave latine dhe atyre me ngjyrë po u drejtoheshin thirrje si “Donald Trump, të lutem ndërtoje murin”.

Këto thirrje i referoheshin idesë së Donald Trump për të ngritur murin gjigant të cilin ai kishte premtuar se do ta ndërtojë në rast se e fiton presidencën e Shteteve të Bashkuara, i cili do t’u ndalonte hyrjen ilegale meksikanëve dhe racave tjera. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img