27,04,2024

Këta do të jenë prorektorët e rinj politikë, të Universitetit të Prishtinës!

Must Read

universiteti-i-prishtines_6594

 

Universiteti i Prishtinës së shpejti do të kompletohet edhe me emrat e prorektorëve. Gazeta Blic ka marrë vesh se tashmë rektori i ri i UP-së, Marjan Dema është përcaktuar për emrat e zëvendësve të tij.

“Tashmë dihen emrat e katër prorektorëve të rinj. Ende nuk dihet se kush do të jetë prorektori i pestë. Të gjithë prorektorët janë të afërt të partive politike”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.

Sipas këtij burimi, njëri nga prorektorët do të jetë, Afrim Hoti, profesori i shkencave politike. Afrim Hoti ishte anëtar i Aleancës Kosova e Re.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Hoti ishte kandidatë për deputet, por që kishte dështuar keq, duke mos marrë më shumë se 2 mijë vota. Hoti, ishte edhe këshilltar politik i ish- ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, i cili vinte nga radhët e AKR-së.

Hoti sipas burimeve të Gazetës Blic, konsiderohet i afërt me PDK-në. Ai kishte qenë edhe këshilltar i deputetit Rrustem Mustafa, gjatë kohës sa ky i fundit ishte kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Emër tjetër i cili pritet të vij në postin e prorektorit, është Myrvete Badivuku. Edhe Badivuku ishte kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës. Badivuku aktualisht është profesoreshë në Fakultetin Ekonomik të UP-së, dhe siç merr vesh Gazeta Blic është e afërt me Isa Mustafën.

Në postin e prorektorit nga një “përfaqësues” do ta kenë edhe PDK e AAK.

Gazeta Blic merr vesh se ish- kandidati për rektor, Naser Sahiti i cili është i afërt me PDK-në, do të vij në postin e prorektorit.

Edhe profesori tjetër, Shemsedin Dreshaj i cili konsiderohet i afërt me AAK-në, do të jetë njëri nga pesë zëvendësit e Marjan Demajt.

“Më së largu, deri të premten do të kompletohet menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Gazeta Blic ka raportuar se edhe rektori Marjan Dema, ka qenë pjesë e politikës. Ai ishte kryetar i PSHDK-së, dhe ishte në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit./ Gazeta Blic

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img