27,04,2024

Gnocchi: Dhuna dhe bojkoti nuk e sjellin Kosovën më afër BE-së

Must Read

img-4649

Mungesa e opozitës në kuvend dhe kundërshtimet e tyre janë zënë në gojë sot nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Thomas Gnocchi, nga Zyra e BE-së në Kosovë, në ceremoninë e hapjes së projektit të binjakëzimit me Parlamentin hungarez “Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës”, tha se dhuna dhe bojkoti në Kuvend, nuk e bëjnë Kosovën më të pavarur dhe as nuk e ofrojnë më afër Bashkimit Evropian.

Ai tha se Opozita duhet t’i kthehet jetës politike, pasi që mungesa e tyre në Kuvend dëmton funksionimin e shtetit dhe është kundër praktikave evropiane.

Gnocchi, i kërkoi opozitës që të heq dorë nga dhuna.

“Dhuna që po përdoret ne Kuvend, e as bojkotimi i tij, nuk do ta sjellin Kosovën më afër BE-se. Nuk do ta përmirësojnë sundimin e ligjit dhe nuk do të ndihmojnë ne luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. E aq me pak do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e vendeve te punës. Dhuna dhe bojkoti nuk e bëjnë Kosovën me te pavarur e as me sovrane. Prandaj si zyre e BE-së, ne vërtete shpresojmë qe opozita do te kthehet në jetën politike institucionale të Kuvendit dhe do te përdorë të gjithë mjetet dhe instrumentet, që lejohen nga ligji dhe nga praktikat evropiane, që t’i shprehin pakënaqësitë e tyre, mospajtimet dhe mosmarrëveshjet. Ne anën tjetër ne e ftojmë koalicionin qeverisës të insistojë, për te gjetur një mënyre dialogu te sinqerte me partitë opozitare..Mungesa e opozitës në Kuvend dëmton funksionimin e shtetit dhe është kundër praktikave evropiane. Kosova nuk ka kohe te humbasë. Ajo ka punuar shume, në mënyre që të arrije t’i përmbushë synimet e saj”, pohoi Gnocchi.

E për situatën në Kuvend, delegacionin hungarez e njoftoi dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili në takim me ta tha se tash e gjashtë muaj, Kuvendi po kalon në një situatë të pakëndshme.

Ndërsa foli dhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke pohuar se Kosova po pret që ky proces të përfundoi.

“Edhe ne kemi kaluar një situatë jo të këndshme, këta gjashtë muajt e fundit në Parlamentin e Kosovës, në të cilin opozita ka krijuar situata të pakëndshme, për arsyet e veta politike, elektorale, a ku ta di unë. Por shpresoj se jemi duke i kaluar gradualisht. Kosova është në një situatë pritje për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Haliti kërkoi thellim të bashkëpunimit me shtetin e Hungarisë në të gjitha fushat dhe në atë ekonomike, duke pohuar se bashkëpunimi ekonomik nuk është në nivel të kënaqshëm

Por nuk mungoi as mbështetja nga shteti Hungarez në procesin e liberalizimit, por dhe në proceset integruese të Kosovës./KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/gnocchi-dhuna-dhe-bojkoti-nuk-e-sjellin-kosoven-me-afer-be-se-69759/#sthash.wp86LkHG.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img