10,12,2025

28 vjeçari shqiptar humb jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe

Must Read

Policia-vend-krimi-650x358

Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë një hedhjes me parashutë. Mediat arabe shkruajnë se të riut nuk iu hap parashuta në momentin e duhur dhe ra në një zonë shkëmbore. Aksidenti tragjik ndodhi të enjten, ndërsa i riu Armand Qorri u dërgua në spital ku humbi jetën në departamentin e emergjencës.

Trupi i tij pësoi lëndime të forta pas përplasjes në shkëmbinjtë e malit, duke u dëmtuar në kokë dhe thyerje të krahut të majtë.

Mediat arabe shkruajnë se shqiptari kishte pasion të veçantë hedhjen me parashutë, duke marrë pjesë edhe në turne.

Shqiptari me orgjinë nga Vlora, jetonte me familjen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img