06,05,2024

​Selimi për vizitën e Sheshelit: Ministria ka marrë vendim, i mbetët organeve të rendit të veprojnë

Must Read

Petrit-Selimi

Petrit Selimi që po ushtron detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se kjo ministri ka marrë vendim të mos e lejojë liderin e Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, të vizitojë shtetin e Kosovës. Selimi i ka thënë KosovaPress-it se tashmë i mbetët organeve të rendit në Kosovë që të veprojnë kundër kalimeve ilegale të njerëzve, në rast se Sheshel tenton të futet në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka lejuar vizitën e tij, tash i takon organeve të rendit të veprojnë kundër kontrabandimit dhe kalimeve ilegale te njerëzve”, ka thënë Selimi përmes telefonit.

Nesër në orën 12:00 në veri të Mitrovicës pritet të mbahet një tubim partisë së Sheshelit, ndërkohë që pati raportime se politikani serb që akuzohej për krime lufte, Vojisllav Sheshel do të mund të vijë që të jetë pjesë e tubimit.

Ndërkohë, sipas Qeverisë, vizita e tij territorin e Kosovës do të sillte arrestimin e tij nga Policia e Kosovës./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një femër 30 vjeçare, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Sot në orët e mëngjesit është zhdukur një femër 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmin e kanë bërë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img