03,05,2024

MPJ fsheh numrin e pasaportave diplomatike

Must Read
Shkupi

“Veprimi ndryshe do të çonte në dëmtimin e interesave të shtetit dhe paraqet shkelje të ligjeve dhe akteve nënligjore. Ministria vlerëson se publikimi i pjesshëm i informatave nuk mund të bëhet sepse të gjitha janë të mbrojtura sipas shkallës përkatëse të klasifikimit, ndërsa ekziston mendësi se edhe me përpunimin e pjesshëm të informatave mund të arrihet deri te informata të mbrojtura”, ka njoftuar MPJ, raporton Alsat.

Ndërsa një pjesë e informatave, publikimi i të cilave tani do të dëmtonte interesat e shtetit, deri disa vjet më parë ishin publike. Kështu, në vitin 2009 gazeta “Vest” morri përgjigje se janë lëshuar 864 pasaporta diplomatike dhe 648 zyrtare. Për këtë temë në vitin 2010 dhe 2011 janë interesuar edhe gazetat “Dnevnik” dhe “Utrinski Vesnik”. Sipas artikujve dhe hulumtimeve të tyre pasaportat diplomatike vërtetë e dëmtojnë interesin e shtetit sepse MPJ këso pasaporta u ka ndarë edhe personave që ndoshta nuk ju takon.

Vjeshtën e kaluar, aktuale ishte rasti i Sasho Mijallkovit, i cili morri pasaportë diplomatike disa muaj pasi u largua nga pozita e drejtorit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Në asnjërin nga rastet e përmendura Diplomacia nuk akuzoi se dikush e ka shkelur ligjin për mbrojtjen e informatave të klasifikuara.

The post MPJ fsheh numrin e pasaportave diplomatike appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img