28,04,2024

Pësoi lëndime në Kishnicë s’ka para për t’u shëruar (Video)

Must Read

miniera-tre

Besnik Beqiri ka mbi dy vjet që po pret një vendim nga gjykata për kompensim. I njëjti gati se humbi jetën në flotacionin e Kishnicës, raporton KTV.

Nga ky aksident Besniku ka pësuar dëmtime të rënda, të konstatuara nga disa ekipe mjekësore, përfshirë edhe ato të kërkuara nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Akuzon menaxhmentin e ndërmarrjes që e transferuan nga Marevci në flotacionin e Kishnicës, si dhe dyshon se sindikata ia mori paratë që i takonin.

Deri tash Besniku ka arritur t’i marrë rreth 20 mijë euro nga sigurimi shëndetësor, porse ato i mori mbas shumë përpjekjesh e ankesash, ani pse në vendimin gjyqësor i takonin.

Avokati i tij, Sylejman Klinaku, thotë se dëmshpërblimi që i është bërë Besnikut është qesharak në krahasim me situatën e rëndë që e ka ai.

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë thënë se i njëjti përpos që ka marrë mbi 20 mijë euro për lëndimin nga kompania e sigurimeve Siguria, ai tash e 19 muaj po vazhdon të marrë 70 për qind të pagës pa u paraqitur në punë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img