26,06,2025

Mohon krimet e Serbisë

Must Read

ivica-dacic-3-780x439

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, po qëndron në Kosovë për të vizituar, siç është thënë, “objektet e trashëgimisë kulturore serbe”.

Ndalesa e tij e parë ka qenë në patrikanën e Pejës, ndërsa më pas ka vizituar edhe kishën e Shën Premtes në Prizren, objekt ky nën mbrojtje të UNESCO-s.

Mes shumë çështjeve për të cilat foli Daçiqi, ishte edhe kërkimfalja e mundshme nga Serbia për krimet e bëra ndaj popullatës civile gjatë luftës së viteve ’98-’99 në Kosovë.

Daçiq ka thënë se kjo çështje po politizohet, duke thënë se këto drejtësia duhet t’i gjykojë se kush ka bërë krime lufte.

“Nuk kam ardhur këtu për të dërguar ndonjë porosi negative lidhur me marrëdhëniet me Prishtinën”, është shprehur Daçiq.

Në lidhje me zgjedhjen e Thaçit president, Daçiq nuk ka dashur ta urojë homologun e tij të deritanishëm, pasi, siç ka thënë ai, nuk e pranojnë funksionin e tij.

Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Daçiq ka bërë të ditur se ai do të vazhdojë në Bruksel në nivelin më të lartë pas zgjedhjeve parlamentare serbe.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj gati për testin e arritshmërisë – mbi 1500 nxënës të klasave të 9-ta i nënshtrohen testit.

Të premten më datë 27.06.2025 në orën 10:00 në Ferizaj do të mbahet testi i arritshmërisë për nxënësit e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img