07,09,2025

Nishani: Lugina e Preshevës po braktiset, qeveria shqiptare të ndërhyjë

Must Read

Nishani ka shprehur respektin dhe mirënjohjen personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës, për gjithçka kanë arritur me punë dhe sakrifica ta ruajnë dhe ta mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ndër të tjera, kreu i shtetit nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve.

The post Nishani: Lugina e Preshevës po braktiset, qeveria shqiptare të ndërhyjë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img