24,10,2025

Bajrami: Masakruesit e dikurshëm po hyjnë në Kosovë pa u penguar nga askush

Must Read

valdete-bajrami

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdetet Bajrami, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se politikanët serbë që gjatë luftës kishin urdhëruar të masakrohen shqiptarët, tani po vijnë në Kosovë pa u penguar nga askush, njofton Klan Kosova.

Bajrami u referohet dy vizitave të fundit, të Kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq para ca ditësh dhe kësaj të sotmes të zëvendësit të tij, Ivica Daçiq.

 

Ky është shkrimi i plotë i Bajramit në Facebook:

Ata të cilën ishin kreatorët e spastrimit të shqiptarëve, ata të cilët na vranë, na masakruan, na dogjën, na dëbuan, na dhunuan, ata të cilët nuk po na kthejnë familjarët tanë tash e 17 vite, po hyn në shtetin tonë pa u penguar nga askush, bile bile edhe ftesa speciale po ju bëjnë.
Njëri erdhi ditë më parë duke e përsëritur se Kosova është Serbi, Ujmani është i Serbisë, Trepça është e Serbisë, e tjetri që sot është fut mbenda shtetit tonë, është po aq kriminel sa ai “kasapi i Ballkanit”, është ai i cili pos veprimeve kriminale që i ka bërë në kohën e luftës në Kosovë, ai është edhe po ai që loboi me gjithë forcën dhe ndikim e tij që të pengoj anëtarësimin e shtetit tonë në UNESCO dhe kjo normal ndodhi edhe falë diplomacisë tonë të shumë të dobët.
Është e papranueshme kjo qetësi nga pushtetarët.
Asnjë reagim nga askush prej kabinetit të kësaj qeveri jolegjitime, kësaj qeveri servile ndaj atyre që na pren e masakruan.
Mjaftë më poshtëruat gjitha familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës, të cilat dhanë më të shtrejtit e tyre që ne sot të gëzojmë këtë “LIRI”.
Mjaft më poshtëruat çdo viktimë të luftës.
Mjaft më poshtëruat çdo nënë tonën të cilat janë në pritje tash e 17 vite që të ju kthehen më të dashurit e tyre.
Deri kur do të duroj ky popull të poshtërohet kështu?

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img