Në shënimin e përvjetorit të Betejës së Koshares, të zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, për thyerjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sivjet morën pjesë qindra ferizajas.
Komuna e Ferizajt kishte organizuar një autobus për familiarët e dëshmorëve, ish-luftëtarët dhe ata që shfaqën dëshirë për të bërë homazhe në Koshare.
Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga depuetit Milazim Haliti, zëvendësministri Sahit Krasniqi, kryesuesi i KK-së Faruk Guri etj, gjithashtu bënë homazhe dhe vendosën kurorë tek varreza e dëshmorëve në Koshare, në shenjë nderimi për sakrificën sublime të para 17 viteve.
Kryetari Svarqa tha me këtë rast se e kemi obligim t’i kujtojmë të gjithë dëshmorët për shkak të veprës së tyre të lavdishme. E kemi obligimi si ferizajs t’i nderojmë dëshmorët e Koshares, sepse një e treta e pjesëtarëve të brigadës “Agim Ramadani”, ishin ferizajas.
Beteja e Koshares vlerësohet si njëra nga momentet më të lavdishme të luftës së popullit të Kosovës për liri e pavarësi.