28,04,2024

Austria planifikon të ‘konfiskojë’ shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitler

Must Read

hitlerszulohaza

Qeveria austriake ka deklaruar se ka në plan të ‘konfiskojë’ shtëpinë ku ka lindur Adolf Hitler.

Ky veprim do të bëhet për shkak të ndalimit të një pike fokale për simpatizantë naziste, shkruan BBC, transmeton koalb.com.

Zyrtarët austriakë kanë deklaruar se ky vendim është marrë pas disa viteve diskutimesh në lidhje me parandalimin e interesimit neo-nazist.

Hitler ka lindur në shtëpinë në qytetin e Braunau am Inn në prill, 1889.

Prona ka qenë e dhënë me qira nga pronari i saj nga ana e qeverisë që nga viti 1972, dhe ajo është përdorur për shumë vite si një qendër për njerëzit me aftësi të kufizuara, transmeton koalb.com.

Por, që nga viti 2011, pas një mosmarrëveshje mes qeverisë dhe pronarit Gerlinde Pommer, shtëpia ngeli e zbrazët.

“Ne jemi duke shqyrtuar krijimin e një ligji, i cili do të detyrojë ndryshimin e pronësisë dhe shtëpia të kalojë pronën në Republikën e Austrisë”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së brendshme Karl-Heinz Grundback. /Koalb.com/hitlerszulohaza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img