10,09,2025

Fillon votimi në referendumin e PS-së

Must Read
Edi Rama voton në referendumin e PS-së

Dhe për të ftuar anëtarët që të shprehin me votë në referendum mendimin e tyre për këtë çështje, kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që votoi.

Ai u paraqit në njësinë administrative të Dajtit dhe pas hedhjes së fletës së votimit ku i është përgjigjur me “Po” ose “Jo” pyetjes së ngritur në referendum, Rama foli shkurt për mediat.

“Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për socialistët, pasi është hera e parë që një parti politike në Shqipëri i drejtohet një referendumi. Referendumi u jep mundësi anëtarëve që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në parti”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal edhe tek fushata e anëtarësimeve të reja duke ritheksuar se objektivi është arritja e 150 mijë anëtarëve./Top Channel

The post Fillon votimi në referendumin e PS-së appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img