15,01,2025

Thaçi: Marrëdhëniet me SHBA-në do të jenë gjithmonë të veçanta

Must Read

hoyt-yee-1

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas ceremonisë së inaugurimit, ka pritur në një takim bilateral ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee.

Siç thuhet në komunikatë, presidenti Thaçi u zotua se Kosova do të vazhdojë të punojë në dialogun e dyfishtë, me spektrin politik dhe me të gjitha komunitetet jo-shumicë, por edhe me Serbinë dhe vendet e rajonit.

I pari i vendit konfirmoi se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në do të jenë përherë të veçanta.

Ndërkaq, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Yee, uroi presidentin Thaçi për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkrahjen për Kosovën.

Ndërsa, Yee tha se Kosova gjithmonë do të mund të llogarisë në përkrahjen e fuqishme të SHBA-së. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img