28,04,2024

Kidnapim në Prishtinë, arrestohen tre persona

Must Read

arrested-681x476

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë të cilët kishin kidnapuar një person mashkull shtetas i Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit nën kërcënimin e armës, e kanë futur me dhunë në veturë viktimën dhe e kanë dërguar në drejtim të panjohur, transmeton lajmi.net.
Policia ka arritur ta ndalojnë veturën, në të cilën ishin tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Kosovës, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një AK 47 me një karikator dhe 20 copë fishekë si dhe një pistoletë TT me dy karikatorë dhe 13 copë fishekë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje./QdheQ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img