28,08,2025

Serbia për herë të parë paguan kompensim për familjet e shqiptarëve të vrarë

Must Read

serbia-gjyqi

Gjykata Themelore në Beograd, ka marë vendimin që Republika ë Serbisë të paguajë 25.9 Dinar (210.000 Euro) kompensim 24 të afërmve të 14 grave dhe fëmijëve që u vranë në mars të vitit 1999 para oborreve të shtëpive të tyre në Podujevë nga pjesëtarët e Minstrisë së Brendshme serbe ” Shkorpion”

Ky sipas Fondit për të Drejtën Humanitare është aktgjykimin i parë në Serbi, përmes së cilit jepet dëmshpërbilm për përgjegjësitë e shtetit serb për krimet që forcat e saj kanë kryer ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova .

Më 28 mars të vitit 1999, pjesëtarë e ” Shkorpion “, në oborrin e familjes Gashi kanë vrarë 14 gra dhe fëmijë të në Podujevë.

Vetëm pesë fëmijë i kishin mbijetuar kësaj masakre e që ishin Saranda, Fatos, Jehona, Lirije dhe Genc Bogujevci.

Për këtë krim në 2010 janë dënuar Dragan Borojeviq, Miodrag Solaja, Dragan Mediq dhe , Zheljko Gjukiq, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img