16,05,2024

Mourinho – United, ky lajm do t’i gëzojë tifozët (Foto)

Must Read

mourinhoutd1

Jose Mourinho duket se është gati të blejë një shtëpi në afërsi të Manchesterit.

Një lajm bombastik nga Anglia ka ardhur në lidhje me të ardhmen e Jose Mourinhos.

“Sun Sport” shkruan se Jose Mourinho ka filluar të shikojë për blerjen e një shtëpie në Manchester, para emërimit të tij si trajner i klubit nga ‘Old Trafford’, përcjell Gazeta Blic.

Tabloidi anglez raporton se tekniku portugez e ka punësuar një agjent që t’i gjejë atij një shtëpi në Cheshire, përkundër faktit se Louis Van Gaal ende është në drejtim të ‘Djajve të Kuq’.

Jose Mourinho besohet se ka arritur një marrëveshje para kontratë me Manchester Unitedin, por ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar nga të dyja palët.

Fakti që Mourinho ka filluar të vendoset në Manchester lë të kuptohet se zyrtarizimi i tij te klubi nga ‘Old Trafford’ është vetëm çështje kohe. /Gazeta Blic/

MOURIONHO-main_2786727a-1024x683

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img