24,11,2024

Nisma do t’i bashkohet AAK-së në protestën e 14 majit!

Must Read

opozita-po-organizohet-p-euml-r-protest-euml_hd-848x4782

Thirrjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosoëvs për protestë gjithëpopullore për 14 maj, i është përgjigjur pozitivisht partia tjetër opozitare, Nisma për Kosovën. Lajmin për Gazetën Blic e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi.
Sipas tij, kjo parti do ta mbështet secilën nismë që synim ka kundërshtimin e kësaj qeverie.
“Nisma do të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve opozitare në kundërshtim të kësaj qeverie deri në dorëheqjen e saj dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, i ka thënë Sherifi Gazetës Blic.
Ndërkaq, ende nuk dihet nëse në këtë protestë do të marrë pjesë edhe partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.
AAK sot doli me këtë vendim, pas dështimit të protestës së opozitës së bashkuar të 26 marsit, e cila ishte shtyrë me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje./ Gazeta Blic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img