29,01,2026

“AAK mund ta bëjë protestën e vetme, pa VV-në e Nismën”

Must Read

a-32

Thirrja e protestës më 14 maj nga AAK, është bërë me vetiniciativë, pa bashkëpunuar me partitë tjera opozitare, Vetëvendosjen dhe Nismën për Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, i cili për Telegrafin tha se propozimi për protestën gjithëpopullore, ka ardhur nga vetë AAK-ja.
Sipas tij, ky propozim i është paraqitur edhe dy partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Nisma për Kosovën, duke shtuar se presin që të mbështetet ky propozim.
“Ne ftojmë edhe shoqërinë civile dhe grupet e interesit që ta mbështesin këtë protestë. Nëse partitë opozitare vlerësojnë që nuk duhet ta përkrahin këtë protestë, ne do të vazhdojmë edhe vet”, ka shtuar Nitaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img