24,12,2024

Flet nëna e vajzës që u vra nga burri oficeri i Gardës, ishte krim i paralajmëruar

Must Read

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Feride Spahiu tregon të gjitha momentet e dhunës ekstreme që vajza e saj Ida përjetonte vazhdimisht nga i shoqi.

“Ishte krim i paralajmëruar. Dhe jo një herë, por disa herë, e askush nuk e mori mundimin ta parandalonte këtë që ndodhi, e të shpëtonte vajzën time nga ai njeri. E kam marrë vesh nga televizori, duke parë lajmet në mëngjes. Por unë e mora vesh sikur ajo ishte plagosur dhe ishte jashtë rrezikut për jetën”-thote ajo, duke shtuar se ishte diçka që e priste.

“Sapo kam parë këtë lajm, kam marrë taksi dhe jam nisur për te shtëpia e vajzës që të merrja fëmijët. Gjithnjë me shpresën se ajo ishte gjallë. Thosha vazhdimisht me vete që ime bijë eshtë e re dhe do të shpëtojë. Do t’ia hedhë edhe kësaj here”- thotë ajo.

Sipas saj, e bija kërcënohej cdo natë. “Sa herë ia jepte truri. Atë dhe djalin e vogël. Asaj i thoshte: “Do të vdesësh e re, moj qyqe”. Ndërsa të birit, vetëm 5 vjeç, i thoshte: “Mami do të vdesë shumë shpejt. Ty do të të rrisë një mami tjetër”. Çdo natë ime bijë flinte me pistoletë te koka. Ai e ka rrahur, e ka kërcënuar, madje edhe e ka përdhunuar. Ju ndoshta nuk më besoni, por po, po ua them unë që e ka përdhunuar. Vajza ime e gjorë m’i kishte thënë të gjitha këto, por edhe shumë e shumë të tjera nuk m’i tha kurrë”- ka thënë Feride Spahiu.

The post Flet nëna e vajzës që u vra nga burri oficeri i Gardës, ishte krim i paralajmëruar appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img