Manchester City ka marrë rezultat pozitiv ndaj PSG’së në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve
Skuadra e Manuelle Pellegrinit barazoi 2:2 në Parc des Princes për t’u rikthyer në Angli me rezultat pozitiv.
UEFA ka publikuar disa statistika tejet interesante të Ligës së Kampionëve. Sipas UEFA’s, ekipet që kanë barazuar 2:2 si mysafirë, janë kualifikuar në 79.4% të rasteve deri më tani.
UEFA tregon se në 277 ndeshje të mundshme, 220 ekipe janë kualifikuar në fazën tjetër të Championsit kur ndeshjen e parë kanë barazuar si mysafirë 2:2.
Kjo statistikë e UEFA’s e favorizon dukshëm Cityn që barazoi 2:2 në Francë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në ‘Emirates Stadium’ të martën mbrëma