Hoyt Yee, zëvendës-ndihmës Sekretari përgjegjës për çështjet evropiane, do ta vizitoj sot Kosovën dhe do të takoj zyrtarët shtetërorë.
Yee do të jetë sot prezent edhe në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit president. Ndërsa, pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.
Në orën 14:30, zëvendës – ndihmës sekretari Yee do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.
Pas orës 15:00, Hoyt Yee do të takohet me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ndërsa në orën 16:00, ai do të takohet me presidentin e sapozgjedhur Hashim Thaçi./KosovaPress/