Para fillimit të ndeshjes në mes të Dortmundit dhe Liverpoolit ka ndodhur diçka jo e zakontë.
Atmosfera para startit të ndeshjes çerekfinale në Europa League ishte diçka e rrallë, pasi të dyja klubet po këndonin himnin e njëjtë.
Që të dy tifozeritë, edhe ajo e Dortmundit por edhe ajo mysafire e Liverpoolit, po këndonin himinin “You’ll Never Walk Alone”, të cilin ato e këndojnë rregullisht para çdo ndeshje.
Shikoni pamjet e jashtëzakonshme më poshtë. /Gazeta Blic/