21,12,2024

Ymeri kërkon nga Edi Rama të ndërmarr masa për rikthimin e Boiken Abazit në Kosovë

Must Read

ymeri-visari1

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Shqipërisë ,Edi Rama me liderët e tri partive opozitare në vend, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, raporton Indeksonline.
Kryetari i Vetëvendosjes,Visar Ymeri ka thënë se në takimin e sotëm që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar të gjitha temat aktuale.
Ai ka theksuar se ka kërkuar nga kryeministri Rama që te marr masa për parandalimin që i është bërë disa shtetasve të Shqipërisë në Kosovë.
“Kemi shprehur shqetësimin tonë dhe kemi kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të ndërmarr masa për ndalimin që i është bërë anëtarëve të Vetëvendosjes, Boiken Abazit, e të tjerëve”, ka thënë Ymeri.
Kujtojmë se në takim me Ramën, përveç Ymerit morën pjesë Albin Kurti i VV-së, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe kryetari i Këshillit të Nismës, Jakup Krasniqi.
Rama po ashtu gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img