19,12,2024

Zaev fton për front të përbashkët: Ose Gruevski ose Maqedonia

Must Read

zaev-620x330_1460035579-9086318

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate ë Maqedonisë dhe i opozitës maqedonase Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp, ka folur për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni, duke vlerësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor, sepse nuk është pastruar Lista zgjedhore dhe nuk janë bërë reformat në media.
Njëkohësisht, Zaev ka bërë thirrje për front të përbashkët të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, duke thënë se nga rruga për të dalë, siç thotë ai nga kjo krizë politike, nuk do të heqin dorë, raporton Portalb.

Zaev shprehet se ai bashkë me partinë e tij, do të luftojë “me të gjitha armët” dhe mundësitë, duke mos e përjashtuar edhe atë të protestave.

“Ftoj në bashkim, për front qytetar. Së bashku me qytetarët ta kthejmë demokracinë. Bëhet fjalë për Maqedoninë. Maqedoni të lirë për kthimin e vlerave evropiane. Ose Gruevski ose Maqedonia”, tha Zaev.

Lieri i LSDM-së tha se ka marrë garanci nga faktori ndërkombëtarë për zbatimin e reformave në Maqedoni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img