Atifete Jahjaga i ka treguar rrugën për në zyrën e re, pasardhësit të saj Hashim Thaçit.
Edhe pse dëshirë e këtij të fundit ishte të niste punën nga ndërtesa e re e presidentit, duket se do t’i shtyhet ndërrimi i zyrës.
Jahjaga e ka shoqëruar Thaçin deri në zyrën e tij të re, duke i dorëzuar kështu edhe ‘çelësat’ e presidencës. Me të hyrë në zyrën e presidencës, Thaçi është ulur në karrigen e presidentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e të parit të vendit. /KosovaPress/