07,05,2024

Partia e Ostrenit: Nuk do të legjitimojmë zgjedhje të vjedhura

Must Read

maqe

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë mbrëmë ka reaguar partia e gjeneralit të UÇK-së Gëzim Ostreni, Unitetit.

“Pas vendimit të shumicës parlamentare për të shpërbërë Kuvendin dhe për të mbajtur zgjedhje parlamentare më 5 qershor pa u realizuar pikat kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos: listë e pastruar zgjedhore, reforma në mediume dhe ndarje të partisë nga shteti, partia UNITETI deklaron qartë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje të tilla me çka do të legjitimonte zgjedhje të vjedhura nga ana e partive në pushtet. Këtë qëndrim partia e ka paraqitur edhe në Kongresin e Parë të saj”, thuhet në reagim.

UNITETI do të insistojë që me ndihmën e faktorit ndërkombëtar si dhe të çdo subjekti vendor që ka për qëllim kthimin e demokracisë në vend, të krijohen kushte të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në të cilat vota e qytetarit është e pacenueshme dhe e plotfuqishme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img