27,04,2024

Gjuriq: Nuk negociojmë për demarkacionin, Kosova është Serbi

Must Read

gjuriq-specila (1)

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, Serbia nuk do të negociojë asnjëherë me Kosovën si shtet i pavarur, pasi ai ka thënë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, duke shtuar se nuk do të ketë kurrë bisedime për demarkacionin Kosovë-Serbi.

“Kufiri Kosovë-Serbi nuk ekziston. Është një vijë kufitare e imponuar”, ka thënë ai.

Për Radiotelevionin e Vojvodinës, Gjuriq ka thënë se deklaratat e ministres kosovare për Dialog, Edita Tahiri që të përfshihet demarkacioni me Serbinë në negociatat në Bruksel, nuk donë koment, pasi janë të pakuptimta, ofenduese dhe kanë për qëllim provokimin e një konflikti të ri, transmeton KosovaPress.

Gjuriq ka folur edhe për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku Hashim Thaçi do të betohet si president vendi.

Sipas tij, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës nuk do të marrin pjesë në seancën solemne të Kuvendin për betimin e Hashim Thaçit si president.

Gjuriq, për mediat sebe ka thënë se, përkundër që deputetët serbë mundësuan zgjedhjen e tij president, të njëjtit nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme në ora 11:00, transmeton KosovaPress.

Ndërsa, ka thënë se presidenti dhe kryeministri i Serbisë nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për ceremoninë e inaugurimit të Thaçit president

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img